Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Ish-mbrojtësi legjendar i Liverpoolit, Martin Škrtel, tashmë në detyrën e drejtorit sportiv të Spartak Trnava, ka finalizuar afrimin e mbrojtësit kosovar Melos Bajrami. Škrtel mban postin e drejtorit sportiv te klubi sllovak që prej marsit të vitit 2025.
Bajrami vjen pas një sezoni pozitiv me Vllazninë, ku spikati me paraqitjet e tij në repartin defensiv. Performancat e mbrojtësit kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Spartak Trnava, të cilët kanë vendosur t’i besojnë një kontratë për sezonet në vazhdim.
Transferimi është prezantuar nga vetë Škrtel, i cili po udhëheq projektin e ndërtimit të skuadrës së re të Spartak Trnava. Bajrami pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për mbrojtjen e klubit sllovak, që synon të jetë konkurrues në kampionat dhe në arenën europiane.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


