Tuesday, April 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave pjesë e eventit 'EFC Club Connect Women’s Football', synohet...

Vllaznia e femrave pjesë e eventit ‘EFC Club Connect Women’s Football’, synohet rritja e investimeve

Ditët e fundit në Lisbonë të Portugalisë u zhvillua eventi “EFC Club Connect: Women’s Football”, i organizuar nga EFC (Shoqata Europiane e Klubeve të Futbollit) dhe ku i ftuar ka qenë Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia. Ai është përfaqësuar në këtë event të rëndësishëm nga Alban Neziri.

Përveç kampiones shqiptare, kanë qenë të pranishëm mbi 130 përfaqësues nga klube të ndryshmee nga Europa që diskutuan mbi zhvillimin e futbollit të femrave. Në fokus ishin rritja e investimeve, progresi i kompeticioneve europiane dhe balanca konkurruese si dhe mundësitë e reja në performancë dhe në aspektin komercial të lojës.

Neziri në një prononcim të dhënë për Gazeta “Shkodra Sport” se një tjetër ide e hedhur në këtë event ka qenë mbështetja financiare e të gjitha vajzave nga mosha 5-15 vjeç që zgjedhin të luajnë futboll. Një mbështetje që duhet bërë jo në aspektin e ofrimit të kontratave nga klubet, por nga palë të treta në formë sponsorizimi.

Kjo bëhet për të shtuar edhe më shumë interesin e vajzave për të zgjedhur futbollin, por duhet pranuar që një tregues i tillë nga viti në vit po vjen duke u rritur. EFC në çdo mbledhje të saj është duke i dhënë prioritet futbollit të femrave dhe padyshim që një gjë e tillë duhet të kthehet në prioritet edhe në Shqipëri.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments