Volejbollistja shkodrane Sara Malaj rikthehet të luajë për Skënderbeun. Ish- sportistja e Vllaznisë pas largimit prej saj, ka luajtur dy sezone në Korçë, pikërisht ato 2023-2024 dhe 2024-2025. Më pas kaloi tek Tirana me të cilën luajti në sezonin e kaluar, por duket se “dashuria” për Korçën ka qenë e fortë për të.
Si rrjedhojë, edhe për sezonin e ri ajo do të luajë sërish për Skënderbeun, i cili mesa duket ka krijuar një skuadër shumë të fortë dhe pretendente për titullin kampion. Dhe përpos disa përforcimeve me lojtare të huaja, ka marrë edhe Malajn e cila konsiderohet për momentin lojtarja- qendër më e mira në Shqipëri.
Sara mbush pas 2 muajsh 21 vjeçe dhe konsiderohet edhe një investim i mirë për të ardhmen. Ajo është njëkohësisht anëtare e ekipit tonë kombëtar dhe prandaj ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes sa herë që vjen periudha e merkatos.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


