Tuesday, June 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Vllaznia afron një mbrojtës krahu, kroati firmos për dy vite

EKSKLUZIVE/ Vllaznia afron një mbrojtës krahu, kroati firmos për dy vite

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia ka mbyllur një tjetër lëvizje në merkato. Burime të sigurta për “Shkodra Sport” bëjnë me dije se mbrojtësi kroat Bruno Brajkoviç ka arritur marrëveshjen me klubin shkodran dhe do të firmosë një kontratë dyvjeçare me kuqeblutë.

Futbollisti ka mbërritur tashmë në Shkodër, i shoqëruar nga menaxheri i njohur Besnik Prenga, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet edhe prezantimi zyrtar nga klubi.

25-vjeçari luan kryesisht si mbrojtës i djathtë, por mund të aktivizohet me sukses edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, një element që e ka bindur stafin teknik të Vllaznisë për ta afruar në skuadër. Brajkoviç vjen pas eksperiencës së fundit te NK Croatia Zmijavci në Kroaci dhe më herët ka qenë pjesë edhe e Rudeš, Šibenik dhe Dugopolje.

Me afrimin e tij, Vllaznia synon të shtojë konkurrencën dhe alternativat në repartin defensiv për sezonin e ri, teksa vijon përforcimet në prag të ndeshjeve europiane. Prezantimi i lojtarit pritet të bëhet zyrtarisht gjatë orëve në vijim.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments