Sa më shumë kalojnë javët, aq më emocionuese bëhet situate në Abissnet Superiore! Kur janë luajtur 23 javë, kampionati kryesohet me meritë nga Tirana që pas triumfit ndaj kampionëve në fuqi të Teutës, me rezultatin 0-2, kanë arritur të thellojnë diferencën në +8 nga kurbinasit që nuk shkuan më shumë se barazimi ndaj Egnatias.

Vendi i tretë dhe i katërt ndahet mes Vllaznisë dhe Kukësit, që kanë të njëjtën kuotë pikësh. Rivalitet tepër i ashpër për sa i përket mbijetesës, me Dinamon dhe Skënderbeun që duket se janë fundosur duke mbyllur tabelën e renditjes.

Një moment të mirë është duke kaluar Kastrioti, Egnatia dhe Partizani, ndërkohë që ethet e mbijetesës kanë zënë edhe kampionët e Teutës, që janë vetëm 4 pikë larg nga Kastrioti i vendit të tetë.

Në hulumtimin e “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 23-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Tirana, Kukësi, Laçi. Për sa i përket Skënderbeut, korccarët kanë 1 pikë më shumë se vjet. Ndërkohë lista e bilanceve negative kryesohet nga Teuta me -16 pikë, e ndjekur nga Kastrioti, Partizani dhe Vllaznia.

Kjo e fundit aktualisht ndodhet ne vendin e trete ne renditje dhe ka grumbulluar 38 pike, nderkohe qe nje sezon me pare, ne te njejten periudhe ishte e para ne renditje me 42 pike.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

TIRANA +17 pikë

LAÇI +3 pikë

VLLAZNIA – 4 pikë

KUKËSI +7 pikë

PARTIZANI -6 pikë

TEUTA -16 pikë

KASTRIOTI -7 pikë

SKËNDERBEU +1 pikë