Vllaznia do të përballet kundër AEL Limasol sa i përket turit të dytë të Conference League. Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave ka përfunduar në shifrat 1-0 për qipriotët, por në “Loro Boriçi” pritet që të jetë një histori tjetër.

Ndeshja nis në orën 21:00 dhe vetëm pak minuta më parë janë publikuar formacionet zyrtare.

Trajneri Brdariç ka zgjedhur që t’i besojë nga minuta e parë Liridon Latifit. Ky është momenti për lojtarin që u kthye në yll te Skënderbeu që të bëjë diferencën në fushën e lojës.

E gjithë vëmendja e Shqipërisë është e përqendruar në Shkodër dhe në transfertën e Laçit, atje ku priten dy kualifikimet e mundshme.