Klubi i Arsenal ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Në krye të topçinjve është vendosur zëvendësi i Guardiolës te Mançester Siti, Mikel Arteta. Ish-mesfushori, i cili në karrierën e tij si futbollist është aktivizuar edhe me Arsenalin, pason kështu ish-teknikun Unai Emeri.
Për spanjollin, kjo është eksperienca e parë si trajner teksa ka firmosur një kontratë prej tre vitesh e gjysmë. Arteta konfirmoi se emërimi si trajner i topçinjve është një nder i madh, ndërsa theksoi se e pret një punë e madhe në klub.
“Është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Ne duhet të konkurrojmë për trofetë më të rëndësishëm dhe kjo më është bërë e qartë edhe nga drejtuesit. Të gjithë e dimë se ka shumë punë për t’u bërë, por kam besim.
Jam realist dhe e di se kjo nuk ndodh brenda natës, por skuadra aktuale ka shumë talent”, u shpreh Arteta.
Gjate diteve te fundit ne fakt dolen shume emra si kandidatura te mundshme per te marre kete post dhe me te lakuarit kane qene italianet Ancelotti dhe Allegri, por ne fund drejtuesit e klubit i kane besuar Artetes.
