Vllaznia do e hapë vitin 2022 me përballjen klasike kundër Tiranës. Ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superligës dhe që patjetër do luftohet shumë nga të dy skuadrat.

Kjo pasi bardheblutë kërkojnë të mbajnë kreun të shkëputur me distancë pikësh e shkodranët të ngushtojnë sa më shumë diferencën e pikëve.

Por statistikat tregojnë për një dominim të Tiranës në duelet me Vllazninë në 5 sfidat e fundit. Kështu bardheblutë kanë fituar 0-2 në ndeshjen e fazës së parë. Po ashtu në sezonin e shkuar ka fituar 1-0 në Tiranë dhe 1-2 në Shkodër. Një barazim 1-1 mes tyre në ndeshjen e fundit të vitit 2020.

Ndërsa për të parë një fitore të Vllaznisë kundër 25 herë kampionëve të vendit duhet të kthehemi në 21 nëntor të vitit 2020. Vllaznia fitonte një ndeshje plot emocione në minutën e 97-të me golin e Dungas. Më përpara për shkodranët kishte shënuar Marku një dopietë e për Tiranën gjenin rrjetën Muçi dhe Sasraku.

Pra shifrat tregojnë qartë për një dominim të kryeqytetasve në përballjet kundër Vllaznisë. Shifra të cilët futbollistët kuqeblu do përpiqen ti kthejnë në favorin e tyre me rivazhdimin e kampionatit ku Vllaznia ka objektiva madhorë për këtë sezon.

Endri ÇINARI