Trajneri Arsene Wenger thotë se Arsenali do të humbasë disa pikë këtë sezon shkaku i rikthimit në Ligën e Kampionëve. Pas gjashtë viteve mungesë, “Topçinjtë” rikthehen në garën më prestigjioze ne botë pasi e mbyllen sezonin e kaluar si pozitë e dytë.
Mirëpo, Wenger beson se Arsenal do të garojë gjithashtu për titull duke marrë parasysh se Kevin de Bruyne mungon për disa muaj dhe largimin e Ilkay Gundoganit.
“Ata kanë investuar para të shumta në katër vitet e fundit, por i kanë investuar mirë”.
“Kanë ende një skuadër të re, talentuar. Kanë mësuar me atë që ndodhi vitin e kaluar”.
“Nuk mund t’ia dilnin, mentaliteti ishte ndryshe. Kanë mësuar nga kjo situatë”.
“Besoj se Man City kanë humbur De Bruyne për një kohë të gjatë dhe Gundogan, që ishte shumë i rëndësishëm edhe nëse janë top skuadër nuk pajtohem, prandaj mund ta marrin avantazhin”.
“Por, ne duhet t’ia dalim me Ligën e Kampionëve, që do të na kushtojë shumë pikë”, nënvizoi Wenger. Arsenal në katër xhirot e para në Premierligë ka fituar 10 pikë, duke humbur vetëm dy sosh në barazimin ndaj Fulhamit.