Mesfushori Arsid Kruja ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë në gjysmën e dytë të sezonit. Pak ditë më parë doli lajmi se ai ishte shumë pranë kalimit tek Besëlidhja e Lezhës por në fakt vetë lojtari e mohoi një gjë të tillë. Kjo ngaqë 24 vjeçari po sheh disa opsione të tjera për vazhdimin e karrierës. Nëse do të qëndronte në kategorinë e parë të futbollit shqiptar, në skenë ka dalë edhe oferta e Kastriotit të Krujës.

Trajneri Samuel Nikaj dëshiron ta ketë në skuadrën që ai drejton me objektivin për ta ndihmuar në arritjen e objektivit, ngjitjen në Superligë. Por sakaq, Kruja mësohet të ketë kontakte edhe me një ekip tjetër shqiptar që merr pjesë në mes më të mirëve të futbollit tonë. Por ndërkohë lojtari po sheh edhe një opsion tjetër: atë të kalimit në Kosovë.

Janë dy-tre ekipe që duan ta kenë në gjirin e tyre megjithatë problemi ka mbetur tek ana financiare. Gjithsesi brenda pak ditësh, do të vendoset përfundimisht se ku do të luajë ai.
© shkodrasport.com