Vllaznia do te nise neser pergatitjet per sezonin e ri futbollistik dhe ne rradhet e pjestareve te saj ka shume besim se gjerat do te shkojne mire ashtu si dhe nje sezon me pare.

Duke folur per mediat, mesfushori me tipare sulmuese Arsid Kruja eshte ndalur pak edhe tek sezoni qe lame pas, duke bere nje lidhje edhe me sezonin e ri e per kete ka thene:

“Unë personalisht them se edhe sezonin që kaloi, ne ishim ekip shumë, shumë i mirë. Sipas meje, meritonim titullin kampion. Unë shpresoj që në sezonin e ri të jemi edhe më të fortë, por kjo do të varet edhe nga afrimet që do të bëhen në ekip”.

Po si e pret Vllaznine e sezonit te ri, numri 14 i saj? Arsid Kruja duket shume opimist per nje skuader me te forte dhe pretendente, kur thote:

“E shikoj një Vllazni shumë më të fortë dhe një ekip që do të pretendojë të marrë çdo trofe, por gjithmonë duke qëndruar me këmbë në tokë dhe duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe çdo kompeticion”.