Kombëtarja shqiptare prej dy ditëshnën urdhrat e Sylvinhos ka nisur edhe përgatitjet për ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2024. Kuqezinjtë do të sfidojnë më 27 mas Poloninë në Varshavë, një sfidë ku djemtë tanë do të kërkojnë fitoren. Ndaj polakëve do të debutojë zyrtarisht në stolin e kombëtares edhe trajneri brazilian.

Tashmë e gjithë vëmendja është e përqendruar te kombëtarja dhe synimet e saj në këto eliminatore. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” gazetari Artan Hoxha ka diskutuar për grupin e lojtarëve që kemi në dispozicion.

Dukshëm Hoxha “vjell vrer” ndaj futbollistëve, teksa ndër të tjera thekson se Sylvinho dhe Zabaleta janë më të mirë në fushë se sa lojtarët dhe se marrja e pikëve në Varshavë është e pamundur.

“Silvinjo është një trajner i ri, stafi i tij është i ri gjithashtu dhe e nisin me kokën e grupit. Ai ka shumë lojtarë të dëmtuar, nuk mundet as të ankohet dot. Ne nuk kemi dalë me pikë edhe me grupin e plot të lojtarëve atje.

Të futet në fushë Silvinjo dhe Zabaleta do të jenë më në formë se këta futbollistë që janë grumbulluar. Mund të dalim me pikë vetëm nëse do të kemi një mrekulli, vetëm nëse Polonia do të jetë në ditën më të keqe dhe ne do të kemi shumë fat”, do të deklaronte gazetari i njohur./newsport/