Java e 28-të e kampionatit do e gjejë Vllazninë në një impenjim goxha të vështirë kundër Laçi. Shkodranët që po kalojnë një krizë në Superligë, ku prej tre ndeshjesh rradhazi pësojnë disfata dhe do kërkojnë fitoren me patjetër kundër kurbinasve. Sukses që kërkohet medoesmos që skuadra të mos humbasë “trenin” për Europë.

Por përballjet me laçianët nuk kanë qenë kurrë të lehta për Vllazninë dhe jo vetëm. Edhe nga ana e tyre bardhezinjtë duan kthesën pas një periudhë jo shumë pozitive. Edhe ndërrimi i trajnerit ku u largua Josa dhe tashmë në krye është Duro, bën që Laçi të jetë i karikuar në maksimum. Edhe emrat cilësorë nuk mungojnë në rradhët e Laçit.

Futbollistë si: Shehu apo Guindo janë ndër më të dalluarit në kampionat e ndërsa eksperienca e Mazrekajt e Malotes janë për tu marrë në konsideratë. Por një që po kalon një formë të shkëlqyer tek Laçi në periudhën e fundit është Adekele Akinyemi. Sulmuesi nigerin i cili u afrua në merkaton e janarit.

23-vjeçari duket se e ka kaluar periudhën e përshtatjes në futbollin shqiptar ku në javët e fundit ka shpërthyer në gola. Ai gjeti golin në ndeshjen e fundit të humbur kundër Partizanit në shifrat 2-1 dhe në fitoren 2-1 në kupë të Laçit kundë Teutës.

2 ndeshje rradhazi ku sulmuesi gjen rrjetën dhe tek Vllaznia janë të paralajmëruar për cilësitë e tij ku përveç nuhatjes për gol , Adekele zotëron edhe një shpejtësi mahnitëse.

Endri ÇINARI