Kryndeshja e javës në Superligë ka qenë ajo e luajtur pasditen e sotme në mes Partizanit dhe Kukësit. Përballja e dy skuadrave të vendeve të para, ka qenë shumë interesante por në fund është mbyllur në barazim pa gola.

Kjo ndeshje pritej të ishte momenti më i mirë që të shfaqnin aftësitë e tyre edhe tre futbollistët shkodranë që janë pjesë e këtyre dy skuadrave por nuk ka ndodhur kështu. Nga dy lojtarët shkodranë që luajnë tek Partizani vetëm Rubin Hebaj ka luajtur 16 minuta, madje ka qenë edhe shumë pranë golit.

Futbollisti tjetër- Erald Çinari ka qenë i gatshëm në pankinë por nuk ka luajtur për asnjë minutë. Ndërkohë tek Kukësi në pankinë ka qenë mesfushori Arlind Kalaja i cili është aktivizuar nga ana e trajnerit Cungu vetëm në minutën e 86-të.

Gjithsesi edhe ai nuk bëri asgjë për skuadrën e tij sepse edhe kukësianët nuk arritën të shënojnë e të fitojnë. Të tre shkodranët kanë pozuar para ndeshjes dhe kuptohet që edhe pas përfundimit të saj do të kenë qenë sërish sëbashku.
© shkodrasport.com