Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nis rrugëtimin e saj në kualifikueset e Euro 2020 në muajin mars me ndeshjen e parë ndaj Turqisë në shtëpi.

Edhe pse fillimisht shpresohej se ndeshja e parë e këtyre kualifikueseve në mars do të luhej në “Arena Kombëtare”, një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur pasi impianti nuk bëhet gati dhe konfirmimi ka ardhur nga fakti se FSHF as nuk e ka dërguar emrin e këtij stadiumi në UEFA.

Kjo e fundit, ashtu si edhe Federata Turke janë lajmëruar zyrtarisht se ndeshja e parë që Shqipëria do të zhvillojë në kualifikuese do të luhet më 22 mars në qytetin e Shkodrës.

FSHF i ka dërguar UEFA-s emrin e stadiumit “Loro Boriçi” dhe jo “Elbasan Arena” për ndeshjen e marsit, duke shpresuar që të fillojë atje me këmbë të mbarë rrugëtimin në kualifikueset e Euro 2020, në pritje të ndërtimit të stadiumit në kryeqytet.

Shqipëria filloi në Shkodër edhe eliminatoret e Botërorit me një ndeshje që nuk do të harrohet lehtë, atë fitore kundër Maqedonisë në duelin që zgjati 2 ditë për shkak të reshjeve të shiut e përmbytjes së stadiumit.

Ne kete menyre shpresohet qe edhe eliminatoret e Europianit te nisin me fitore po ne kete stadium me mbeshtetjen e 16 mije spektatoreve. /vipsport.al/