Ndeshja që do të nisë sot në orën 13.30 në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes konsiderohet një nga dy më të rëndësishmet e javës së 13-të të kampionatit të kategorisë së parë.

Sektori i Arbitrimit ka zgjedhur një treshe arbitrash nga kolegjiumi i Durrësit për ta drejtuar atë. Kështu, arbitër kryesor do të jetë Klodian Shahini ndërsa asistentë të tij Mateo Sadikaj dhe Erjon Velo.

Edhe arbitri i katërt do të jetë nga ky qytet, pikërisht Xhulio Mema. Sakaq vëzhgues i tyre do të jetë Fiqiri Haxhiaj nga Tirana ndërsa delegat i Federatës për këtë takim është caktuar Agim Mone po nga kryeqyteti.

Ndeshja konsiderohet e rëndësishme pasi mund të vendosë shumë gjëra për të ardhmen e të dy skuadrave dhe sigurisht që kërkohet një arbitrim i mirë.
© shkodrasport.com