Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme javën e 13-të të saj. Në të dyja Grupet, atë A dhe B, parashikon sfida mjaft të luftuara. Në grupin A Vllaznia kryesuese do të gjejë përballë Besëlidhjen, ndërsa Erzeni ndjekës do të luajë me Dinamon e vendit të tretë.

2 sfidat e tjera janë Vora-Korabi dhe Shënkolli-Burreli. Ndersa per te henen eshte planifikuar të luhet ndeshja mes Ilirisë dhe Veleçikut ngaqe ka probleme me fushen e Fushe- Krujes.

Në grupin B, Lushnja e vendit të tretë do të ndeshet me Turbinën e vendit të fundit. Apolonia ka përballë Elbasanin, ndërsa Orikumi kërkon të reagojë përballë Tomorit.

Sfida tjetër është ajo mes Egnatias dhe Pogradecit. Kujtojmë se nesër do të jetë sfida e kreut mes Bylisit dhe Besës. Më poshtë pasqyra e plotë e takimeve dhe orareve: