Superioria do të luajë ditën e sotme 2 takimet e rradhës për sa i përket javës së 17-të të saj. Kujtojmë se ditën e djeshme ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit përfundoi në barazim të bardhë pa gola.

Sot në 14:00, Laçi do të ndeshet me Tiranën, ndërsa në 17:00 Flamurtari do të luajë në Vlorë përballë Kamzës. FSHF ka përcaktuar edhe arbitrat për takimet e sotme. Në sfidën e Laçit kryesor do të jetë Ardian Beqiri, ndërsa në Vlorë do të vendos drejtësi Kreshnik Cjapi.

Laçi-Tirana

Kryesor: Ardian Beqiri
Asistent: Egin Doda
Asistent: Ilir Tartari
Arbitër i katërt: Emirion Sino

Flamurtari-Kamza

Kryesor: Kreshnik Cjapi
Asistent: Devis Korreshi
Asistent: Alfred Shkreta
Arbitër i katërt: Laver Alla