Vllaznia e basketbollit te femrave ka marre nje fitore me shume vlera te shtunen ndaj rivales se saj kryesore, skuadres se Studentit ne shifrat 68-52 dhe me kete fitore ajo thuajse e ka siguruar perfundimisht vendin e katert te renditjes dhe kalimin ne fazen play-off.

Ky padyshim qe ka qene objektivi i ekipit shkodran qe ne fillim te sezonit sepse normalisht qe ai nuk mund te beje asgje me shume kur ke parasysh se tre ekipet e vendeve te para, Flamurtari, Tirana e Partizani kane lojtare shume cilesore dhe njekohesisht edhe te huaja ne rradhet e tyre.

Trajneri Bledar Gjeçaj duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes me Studentin, eshte shprehur: “Tani jam i qete kuptohet. Ky eshte nje sukses sepse nuk ka gje me te bukur sesa kalimi ne play-off. Dhe kur e arrin kete sukses, me te gjitha vajzat shkodrane, behet edhe me i bukur.

Jemi i vetmi ekip ne kampionatin shqiptar qe luajme me lojtare “bio” dhe ajo çka eshte me e mira, 80 per qind e skuadres eshte me lojtare qe luajne edhe me ekipin e te rejave, te cilat besoj se do jene kampione edhe kete vit.

Ne nje kampionat me te gjitha lojtare shqiptare, mund te kishim rivalizuar edhe me tre ekipet e vendeve te para, por ne aspektin kur ato blejne lojtare te huaja, nuk mund te bejme asgje me teper. Prandaj duhet te jemi te kenaqur me kete se çfare kemi arritur”./SHKODRA-SPORT.COM/