Kishte shpresa deri ne fund se gjerat mund te ndryshonin, por nuk ka ndodhur keshtu. Vllaznia e basketbollit te meshkujve prej mbremjes se sotme edhe matematikisht eshte e rene nga Superliga.

Ajo eshte mundur edhe nga rivalja e saj kryesore, Apolonia e Fierit dhe si rrjedhoje, kater jave para fundit te kampionatit ekipi shkodran nuk mundet qe te kaloje askend me ne renditje dhe si rrjedhoje ajo perfundimisht e mbyll kampionatin ne vendin e gjashte duke rene nje kategori me poshte.

Ndeshja e sotme ndaj Apolonise ishte shpresa e fundit por kane qene fieraket ata qe e kane fituar ate me rezultatin 86-81 dhe eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve kur kane mbetur edhe 4 jave nga fundi ndersa Vllaznia mbetet ne kuoten e 17 pikeve dhe nuk ka me asnje shans t’a arrije ate.

Shkodranet ne fakt e nisen shume mire perioden e pare duke e fituar ate me rezultatin 29-19, por nuk arriten ta ruajne ate edhe ne perioden e dyte qe fitohet nga fieraket 31-14 dhe dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 7 pikesh ne favor te Apolonise.

Djemte e drejtuar nga trajneri Bekteshi mundohen te rifuten ne loje ne perioden e trete qe e fitojne 17-14 por nuk shkojne me tej. Apolonia e fiton te katerten 22-21 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 86-81. Ne kete menyre, fieraket kane festuar ne perfundim te kesaj ndeshjes, ndersa kuqeblute e Vllaznise kane dale kokeulur sepse e shohin veten te rene nga kategoria./SHKODRA-SPORT.COM/