Laçi fitoi 3-2 kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse kurbinasit arritën të triumfojnë, u eliminuan për shkak të humbjes 2-0 në takimin e parë. Për të motivuar skuadrën ka menduar Bedri Greca.

Autor i një goli në fitoren kundër mallakastriotëve, sulmuesi kryeqytetas thekson se meritë kryesore për këtë formë ka trajneri Armando Cungu. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Punë fantastike në stërvitje, kur kuptohet idea e trajneri. Çuna fantastik. Kështu vazhdojmë”.