Juventus, pasi ka zyrtarizuar divorcin me Massimiliano Allegri-n, është akoma në kërkim të një trajneri që do të mund t’i japë vazhdimësi ciklit të fitoreve të bardhezinjve.
Gjatë ditëve të fundit është folur shumë për Pep Guardiola-n dhe Maurizio Sarri-n si pasardhës të mundshëm të Allegri-t, por, sipas Wikipedia-s trajneri i ri i “Zonjës” është një tjetër.
Bëhet fjalë për Vito Ventura, i njohur me emrin e artit Shade. Reperi i njohur italian, protagonist në “Sanremon” e fundit, është një tifoz i madh i Juventus-it, por ka pak mundësi që të ulet në stolin e bardhezinjve.
Vetë këngëtari është argëtuar nga ky lajm, siç tregon edhe postimi i bërë në Instagram: “Ndërkohë, te Wikipedia… Juventus, unë nuk dija asgjë! Mund të më kishit lajmëruar!”.
Ka shumë mundësi që të jetë një shaka e bërë nga një prej fansave të tij./telesport/