Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio beson që skuadra e tij është favorite për të fituar La Ligën.
Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në kampionat dhe Champions, Los Blancos nuk do të paraqiten në mënyrën më të mirë në Clasico-n me Barcelona-n.
“Shumë klube janë interesuar për mua në merkaton e fundit, por unë kam dashur gjithmonë të vishja fanellën e Real Madrid. Dua të fitoj këtu, kam besimin e Zidane, por duhet ta tregoj në fushë vlerën time”.
Favoritë në La Liga? “Kemi një nga skuadrat më të mira në botë që drejtohet nga një trajner i madh.
Champions? “Favorit është Bayern Munich. Janë kampionët në fuqi që duhen mundur”, përfundoi spanjolli.