Ditën e djeshme është zyrtarizuar në pankinën e Adës dhe për rrjedhojë e ka marrë me shumë dëshirë. Kjo edhe ngaqë do të jetë përvoja e tij e parë si trajner i parë i një skuadre. Më parë ka punuar si zëvendëstrajner te Vllaznia B përkrah Ervis Krajës.

Admir Mehja duket i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë dhe këtë e bën të qartë edhe në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” kur shprehet:

“Presidenti i Adës Alfred Pjetri më mori në telefon dhe u ulëm të bisedojmë. Më ofroi pankinën e kësaj skuadre dhe unë e pranova me shumë kënaqësi.

Ishte një sfidë e re për mua dhe prandaj thashë menjëherë “po”. Jam njohur me përbërjen që ka ekipi dhe po shoh mundësinë për të ofruar ehde të tjerë dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues”

Duke e ngamuar Mehjen për këtë përvojë të parë në drejtimin e një skuadre, ai shprehet: “Sigurisht që jam i lumtur, është kenaqsi dhe sadisfaksion dhe le te jete Ada pikenisja ne rrugetimin si trajner”.

Po cilat do të jenë objektivat e Adës në sezonin e ri? Trajneri Mehja përgjigjet: “Synimi eshte mesi i arte i tabeles se renditjes, por me objektivin e qarte, qendrimin ne kategorin e dyte”./SHKODRA-SPORT.COM/