Zinedine Zidane ka refuzuar prej kohësh oferta nga një sërë gjigantësh evropianë për shkak se dëshiron të jetë trajner i kombëtares franceze.

Megjithatë, siç janë gjërat tani, Deschamps nuk ka gjasa të largohet nga drejtimi i Francës, sidomos pas paraqitjeve fanatastike në Botëror.

Mediat braziliane raportojnë se Federata e Futbollit të Brazilit kërkon Zidane për ekipin e tij pas largimit të Tite.

Brazilianët i ofrojnë Zidanit të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare dhe të drejtojë ekipin kombëtar në Botërorin e ardhshëm që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026.

Tani mbetet të shihet nëse Zidane është gati të pranojë ofertën dhe të ulet në krye të Brazilit.