Drejtuesit e klubit të Juventusit kanë vendosur që në merkaton e ardhshme ta nxjerrin në shitje sulmuesin, Frederico  Bernardeschi, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Me ardhjen e trajnerit Sarri, futbollisti italian nuk gjeti hapësira në skuadër dhe për këtë drejtuesit e e kanë futur në listën e lojtarëve që mund të shiten.

Juventus e vlerëson kartonin e tij 40 milionë euro.

Ish-ylli i Fiorentina-s ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Juventus-in në këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist.