Vllaznia e volejbollit te meshkujve nuk ia ka dale ta mbylle qe sot kualifikimin per ne gjysmefinalen e kampionatit kombetar. Kjo sepse kuqeblute e kane humbur ndeshjen e dyte te fazes play-off ndaj Studentit.

Kjo perballje eshte luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe eshte fituar nga vendasit me rezultatin 3-1 dhe ne kete menyre per te per te percaktuar ekipin gjysmefinalist do te luhet edhe nje takim i trete dhe i fundit te marten ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Skuadra vendase e ka nisur më mirë, duke setin e parë 25-17 në 23 minuta lojë, ndërsa edhe më e thellë dhe më e shpejtë ka qenë fitorja e setit të dytë, 25-12 në vetëm 19 minuta lojë.

Sidoqoftë, Vllaznia do të reagojë në setin e 3-të, duke e fituar atë 25-22 në 25 minuta lojë. Por Studenti do të rikthehet ta mbizotërojë setin e 4-t, duke e fituar atë me shifrat 25-16 dhe gjithë ndeshjen 3-1 me sete.

Kështu, barazohet në 1-1 rezultati i sfidave në këtë përballje dhe gjithçka do të vendoset në sfidën e fundit, që do të luhet në Shkodër dhe nga ku do të dalë skuadra që do të përballet në gjysmëfinalen e titullit me Partizanin.