Shkodra duket se nuk mund te qendroje pa boks. Pas eventit “Fists of Fire” 2 qe u zhvilluar fundjaven e kaluar aty, sot ka qene rradha e nje tjeter aktiviteti te boksit profesionist per t’u zhvilluar serish ne ringun e vendosur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ka qene promotori Nelson Hysa i cili ne perpjekjet e tij per t’u dhene mundesine boksiereve te rinj shqiptare t’i futen rruges se profesionizimit, po i ndihmon ato per te ngjitur dalengadale shkallet e karrieres.

Si rrjedhoje ne eventin e sotem jane zhvilluar 7 ndeshje. Keshtu, ne te paren, Kabiru Towolawi eshte ndeshur me Thorsten Fuchs dhe ka fituar me pike ky i fundit. Ndeshja e dyte, ajo ne mes Todorche Cvetkov vs Anel Balic eshte mbyllur shpejt sepse Baliç eshte terhequr ne raundin e dyte ngaqe nuk ka qene ne gjendje te vazhdoje me tej.

Sfida e rradhes ka vene perballe Matej Catleski me Stefan Maric, qe ka nxjerre fitues me pike Catleskin. Nje sfide shume e bukur ka qene ajo ne mes Mikel Çullhajt dhe Dejan Bubiç. Boksieri shqiptar e ka vene shume ne veshtiresi kundershtarin duke e mundur me KO qe ne raundin e pare.

Eventi ka vazhduar me perballjen e Vikapita Meroro me Kenan Penjiç dhe ky i fundit eshte shpallur fitues me pike. Ne dy ndeshjet e fundit ne ring jane ngjitur serish dy boksiere shqiptare. Armando Karaj ka fituar me pike ndaj Milos Jananin. Sfida qe do ta mbyllte kete mbremje ishte ajo ne mes Xhuzepe Jakës me Vanja Dumitrov qe u fitua nga Jaka me pike.

Promotori Hysa eshte shprehur i kenaqur me organizimin e ketij eventi, por njekohesisht ka bere te ditur se po vijon punen per organitimin e nje eventi shume here me te madh, event qe do te zhvillohet gjate muajit maj ne Tirane./www.shkodrasport.com/