Vllaznia e volejbollit të femrave eshte mundur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne Korçe ndaj Skenderbeut me rezultatin 0-3.
Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës foli e gjitha për ekipin korçar. Seti i parë ishte ai që kishte në një farë mënyre më tepër rivalitet, ku në fund volejbollistet vendase shkëputen dhe arrijnë ta fitojnë me rezultatin 25-19.
Më pas, në dy setet e tjera, në fushë është vetëm Skënderbeu, i cili duke dominuar në të gjitha drejtimet, fiton setin e dytë me shifrat 25-16 si dhe të tretin 25-15 duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 0.
Po për javën e 10-të, Lushnja është mundur nga Partizani 0-3 dhe po kështu, Flamurtari është mundur nga Barleti Volej 0-3.
Pas javës së 10-të, tabelën e klasifikimit e kryeson Skënderbeu me 30 pikë, e ndjekur nga Tirana, Barleti Volej, Vllaznia, Partizani, Lushnja, Apolonia, Flamurtari.