UEFA, sipas “Associated Press”, po monitoron situatën në lidhje me krizën ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës, me mundësinë për të ndryshuar vend zhvillimit të finales së Champions League parashikuar të luhet në Rusi.
E njëjta situatë duekt edhe për finalen e parashikuar të Conference League në Tiranë me 25 maj. Dualiteti mes palëve në këtë prag-fazë zgjedhore me “ping-pongun” politikë- FSHF, ka lëkundur vendimet në qeverinë e futbollit europian.
Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin vizitoi pak ditë më parë Shqipërinë, ndërsa pati edhe një takim me kryeministrin Rama dhe autoritete të tjera në Shqipëri. Për më shumë garanci për zgjedhje të lira…
Por situata e ditëve të fundit duket se ka ndezur idenë e UEFA-s për të parë mundësinë e anullimit të finales së Ligës së Konferencës në Tiranë
Alternativat janë Shkupi ose Athina. Nëse ngjet jemi para një imazhi brutal të Shqipërisë në sytë e Europës.