Ish- arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini ne moviolen e tij ne emisionin “Procesi Sportiv” i ka dhene te drejte pretendimeve te Vllaznise ne lidhje me arbitrimin per ndeshjen e fundit ndaj Partizanit qe u mbyll ne barazim 1-1.

Ne analizen e arbitrimit te kesaj ndeshje, Jemini qe ne fakt ka qene i pranishem edhe vete ne tribunen e gazetareve ne “Air Albania” per ta ndjekur ate, eshte shprehur keshtu:

‘Ne minuten e 8-te, Jonuzi gjuan dy here ne drejtim te portes se Partizanit dhe ne heren e dyte, topi prek dukshem doren e mbrojtesit te Partizanit. Eshte dore e dukshme dhe arbitri nuk ka nevoje per sistemin VAR, prandaj ka vepruar drejt duke dhene 11-metersh.

Nderkohe sa i takon pretendimit te Partizanit se mbrojtesi Bitri nuk duhej ndeshkuar me karton te verdhe ne kete rast, eshte i padrejte sepse topi po shkon direkt ne porte dhe karton i verdhe duhej dhene.

Ne minuten e 10-te portieri i Partizanit e pret 11-metershin por ai perseritet nga VAR-i sepse portieri ka levizur nga vija e portes dhe po ashtu, jane shume lojtare qe kane hyre ne zone. Une jam i mendimit se perseritjen e 11-metershit duhej ta akordonte asistenti se ishte i dukshem pa qene nevoja e nderhyrjes se VaR-it.

Per kete te fundit kam verejtje sepse ka nderhyre me vonese. Kjo sepse Partizani e nisi menjehere aksion dhe llogarite se çfare do kishte ndodhur nese do te kishte shenuar gol se çfare rremuje do te ishte bere.

Ne minuten e 20-te Bitri nderhyn ne menyre krejtesisht te parregullt ndaj Latifit dhe duhej ndeshkuar me karton te verdhe qe do te ishte i dyti dhe do te largohej nga fusha me te kuqe. Nese arbitri kryesor qe eshte nje djale i ri por me nje stature per t’u pergezuar, i doli disi situata jashte kontrollit dhe duhej mbeshtetur edhe nga VAR-i qe duhej ta kishte sinjalizuar medoemos per te nxjerre karton.

Ne minuten e 44-te Hakaj eshte ndeshkuar me karton te kuq. Arbitri nuk e ka dhene, por e ka dhene me te drejte VAR-i sepse berryli i futbollistit te Vllaznise eshte i hapur. Ne fakt, edhe une u çudita me ate reagim te Hakajt sepse e kam arbitruar edhe vete dhe eshte nje djale i qete, por kuptohet qe jane momente dhe nerva loje./SHKODRA-SPORT.COM/