Vllaznia ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Burrelit. Miqësorja u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edi Martini shënuan nga dy gola për pjesë.
Shkodranët e nisën ndeshjen me këtë formacion: Jukaj, Dwumfour, Latifi, Pusi, Avduli, Ara, Qato, Marku, Kobiljar, Murataj dhe Perez. Në pjesën e parë ishte Murataj ai që spikati me dopietën e tij duke bërë që 45 minutat e para të mbylleshin me shifrat 2-0 për kuqeblutë.
Në të dytën u aktivizuan edhe Cetkoviç, Tafili, Gurishta, Bardhi, So.Uldedaj,Tahiri, Bizi, Kubazi, Zouhoule. Do të ishte pikërisht ky i fundit që do të shë shënonte golin e tretë. Siç dihet, sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë është prej disa ditësh me ekipin dhe tashmë pritet vendimi përfundimtar për të.
Rezultati përfundimtar ndërkohë u vulos nga goli i Tafilit i cili shënoi pas një goditje të saktë me kokë brenda zonës së matjanëve. Përfundimisht 4-0 për Vllazninë në këtë miqësore të rradhës për të. Të hënën, Vllaznia do të zhvendoset në Pukë për një fazë 10 ditore.


