Vllaznia U21 do te luaje neser ne Rrogozhine ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Egnatias vendase. Skuadra shkodrane ka disa jave qe nuk po gjen dot fitoren, ndonese ka qene disa here ne avantazh.

Kapiteni i saj, Klaudio Leka, ne nje interviste per “Shkodra Sport” eshte shprehur se neser shpresojne te rikthehen tek fitorja dhe padyshim qe nuk do te heqin dore deri ne fund nga pretendimet per titullin kampion.

Ne biseden me gazetaren Marinela Matija, mesfushori i kuqebluve ka folur edhe per te ardhmen e tij, teksa ka lene te kuptohet se ende nuk ka vendosur asgje, por do ia lere kohes. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:


– Klaudio, pas disa rezultave te fundit jo shume pozitive, a mundet Vllaznia te fitoje titullin kampion duke qene se jeni 5 pike larg kreut?

Jemi ende ne loje sepse jane ende edhe shume ndeshje per t’u luajtur. Kemi edhe 15 ndeshje perpara, keshtu qe eshte i mundur fitimi i titullit dhe po punojme cdo dite per te arritur kete sukses.


– Neser do luani ne trasferte me Egnatian. Çfare prisni nga ky takim?

Si çdo ndeshje tjeter dhe neser udhetojme per te vetmin objektiv qe eshte fitorja. Do doja qe neser te kishim dhe fatin me vete sepse na ka munguar ne javet e fundit dhe pavaresisht lojerave te mira qe kemi bere, nuk kemi marre rezultatet e duhura. Ndaj Egnatias shpresoj qe te kthehemi te fitorja e cila na ka munguar keto 3 javet e fundit.

– Premtoni qe do shenoni neser?

Normalisht si çdo futbollist tjeter edhe une deshiroj te shenoj. por e rendesishme per mua eshte fitorja e ekipit.

– Cilat jane planet e Klaudios per te ardhmen? Ku do e shohim duke luajtur?

Momentalisht jam i perqendruar te jap kontributin tim ketu tek Vllaznia U-21 qe te arrijme objektivin qe kemi vendosur, fitimin e kampionatit. Persa i perket te ardhmes, ka ende kohe per te pare dhe per te vendosur.
Intervistoi: Marinela MATIJA