Pandemia e COVID-19 i ka sjellur humbje të mëdha ekonomike shumë njerëzve në botë, ku përfshihen dhe personat publik e ata të famshëm.

Këtu bën pjesë dhe ylli i futbollit portugez, Kristiano Ronaldo, i cili ka humbur 10 milionë euro dhe kjo kundër ish-presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

Në 2015, Ronaldo bleu një apartament në “Trump Tower”, në Nju Jork, për shifrën e majme prej 16 milionë eurosh.

Në vitin 2019, portugezi e nxori në shitje këtë apartament, me shumë persona që u bënë gati ta blinin në ankand. Por, pas pandemisë që goditi të gjithë botën, u duk se shumë blerës u tërhoqën nga gara për të pasur një apartament që i përkiste yllit të futbollit.

Sipas mediave, apartamenti i Ronaldos është shitur për një vlerë prej 6.3 milionë eurosh, rreth 10 milionë më pak se çmimi që u ble.