Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJAskush nuk ka shënuar sa Immobile në 60 vitet e fundit…

Askush nuk ka shënuar sa Immobile në 60 vitet e fundit…

20 gola të shënuar nga Immobile në 20 ndeshjet e para të Serie A janë një arritje me të vërtetë e konsiderueshme, sidomos nëse konsiderojmë se “bomberi” i Lazio ka pasur një ndeshje më pak se të tjerët, duke qenë se ndeshja e prapambetur Lazio-Udinese do të luhet të mërkurën më 24 janar. Në këto kushte kemi krahasuar sasinë e golave të shënuara nga sulmuesi i Lazio me ato të edicioneve të kaluar të Serie A, pas 19 javëve.

Rezultati nuk lë hije dyshimi, që nga viti 1959 (Angelillo) askush nuk kishte shënuar kaq shumë në kampionatin italian.

Golashënuesit më të mirë të Serie A, pas 19 ndeshjesh…

24 gola  [1958-59]  Angelillo (Inter)

21 gola  [1933-34]  Borel  (Juventus)

21 gola [1934-35]  Guaita  (Roma)

20 gola [2017-18]  Immobile  (Lazio)

19 gola [1939-40]  Boffi  (Milan)

19 gola [1949-50]  Nyers  (Inter)

18 gola [1932-33]  Schiavio (Bologna)

18 gola [1935-36]  Meazza (Ambrosiana-Inter)

18 gola [1940-41]  Puricelli  (Bologna)

18 gola [1992-93]  Signori  (Lazio)

18 gola [2005-06]  Toni  (Fiorentina)

18 gola [2015-16]  Higuain  (Napoli)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments