Skuadra shkodrane ka zhvilluar paraditen e sotme stërvitjen e fundit në Ulqin dhe pasi drekës, ka marrë rrugën drejt Shkodrës. Trajneri Ernest Gjoka bashkë me stafin e tij ka zhvilluar seancën e fundit, atë çfarë kishte planifikuar në program. Çdo gjë ka shkuar sipas planit sepse edhe kushtet atmosferike kanë qenë shumë të mira. Pasditja ndërkohë do të jetë pushim ndërsa nesër në orën 14.00 ekipi do të jetë në fushën e “Loro Boriçit” për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Tërbunin.

Nje ndeshje qe do te jete e fundit perpara ndeshjes se pare te kampionatit me kampionatit.
© shkodrasport.com