Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tashmë ka në dispozicion gjithë grupin e futbollistëve me të cilët do të përballojë ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në kualifikueset e Euro 2024.
Grupit kuqezi i janë bashkuar sot edhe Kristjan Asllani dhe Jasir Asani, duke plotësuar listën me emrat e ftuar nga Silvinjo për këtë
Asllani ishte pjesë e Interit në finalen e Ligës së Kampioneve, ku nuk ia doli të luante asnjë minutë, teksa në fund mori medaljen e vendit të dytë. Ndërsa Asani ka luajtur këtë fundjavë me klubin e tij në Korenë e Jugut dhe pas një udhëtimi të gjatë, ka zbarkuar në vendin tonë.
Asllani, meqë nuk është aktivizuar së fundmi, ësëët stërvitur rregullisht me skuadrën sot, ndërsa Asani është lënë pushim për të rikuperuar nga udhëtimi, por që nga nesër do të jetë edhe ai me pjesën tjetër të skuadrës.