Ndonëse ka arritur të shënojë e para, Ada jo vetëm që nuk ia ka dalë të fitojë por madje as të barazojë ndeshjen e rradhës.

Ajo ka luajtur në Velipojë ndaj Tirana B dhe është mundur me rezultatin 1-2.

Aron Dibra ka shënuar në minutën e 23-të duke kaluar në avantazh Adën dhe ky gol i këtij sulmuesit, dha sinjalin e marrjes së një fitoreje të mundshme të kësaj ndeshje por nuk do të ndodhte kështu.

Në pjesën e dytë, bardheblutë kanë barazuar fillimisht me anë të Vrapit në minutën e 49-të dhe po ky futbollist 20 minuta më vonë do të shënonte dhe golin e dytë dhe të fitores për Tiranën B.

Kjo e fundit me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 24 pikëve duke u pozicionuar në vendin e tetë të renditjes.

Ndërsa Ada vazhdon serinë e humbjeve dhe mbetet sërish në kuotën e 15 pikëve duke mbajtur vendin e 11-të të renditjes.
© shkodrasport.com