FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKF Shiroka 'surprizon' Lushnjën, e mund 4-0 dhe kualifikohet në turin e...

KF Shiroka ‘surprizon’ Lushnjën, e mund 4-0 dhe kualifikohet në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë

E konsideronin të gjithë favoritë Lushnjën, por në fakt Shiroka i ka surprizuar duke i mundu 4-0 myzeqarët dhe kësisoj ajo është kualifikuar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, tur në të cilin do të ndeshen me ekipin e Laçit.

Ndeshja me Lushnjën është luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës dhe është dominuar nga shkodranët. Ata kanë shënuar golin e parë me anë të kapitenit Erjon Vucaj në ’35 ndërsa tre minuta më vonë Vildan Kaçubela do të dyfishonte shifrat.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Shirokën. Në fillimin e pjesës së dytë ajo do të fitonte një 11–metërsh të cilin Kaçubela nuk do të arrinte dot ta konkretizonte por gjithsesi në minutat e fundit ka qenë futbollisti i ri Ameris Kurti që do të shënonte dy gola në minutat 84 dhe 89-të.

Përfundimisht 4-0 për Shirokën që kualifikohet në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë ku do të ndeshet me ekipin e Supeligës- Laçi.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments