Mesfushori 21-vjeçar, Florind Bardulla, me shumë gjasa do të mungojë edhe në takimin e fundjavës ndaj Besës. Nga sa mësohet, Bardulla vazhdon të ketë probleme në këmbën e tij. Stafi mjekësor ende nuk mund të thotë me bindje të plotë nëse Bardulla do të jetë apo jo në fushën e lojës në përballjen me kavajasit. Ata shpresojnë në ndonjë rikuperim të mundshëm deri në fund të javës të lojtarit, i cili ka qenë një nga lojtarët bazë të skuadrës në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Ndërsa për takimin me Besën mësohet se mund të jetë i gatshëm mesfushori Olsi Gocaj. Ai ka munguar në takimin me Bylisin për shkak kartonësh, por ka pasur edhe një dëmtim, i cili shpresohet që deri në fundjavë të rikuperohet. Për t’u parë është edhe gjendja e sulmuesit Bushiç i cili nuk dihet nëse do luajë apo jo ndaj kavajasve.