Rubin Hebaj shënon gol në kampionatin e Sllovenisë. Shkodrani realizoi për Domzale në fitoren 6-1 kundër Aluminij.

Rubin Hebaj shënoi në minutën e 81-të, golin e 5-të për ekipin e tij. Sulmuesi shkodran hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 77-të dhe i mjaftuan pak çaste për të gjetur rrjetën.

Ky ishte goli i tretë për Hebajn në kampionat me fanellën e Domzale.

Në këtë ndeshje shënoi golin e tij të parë me Domzhalen edhe tetovari Agim Ibraimi, i cili është kthyer në kampionatin slloven pas aventurës pa shumë sukses në Kazakistan te Astana.

Ai shënoi golin e 6 për ekipin e tij, ndërsa më parë kishte dhënë asist për golin e tretë të Domzhales.

Ndërkohë, në fushë ishte si zakonisht nga minuta e parë edhe tetovari tjetër, Zeni Husmani, i cili mban edhe shiritin e kapitenit të kësaj skuadre.

Ekipi i Rubin Hebaj renditet në vendin e tretë në kampionatin e Sllovenisë, me 43 pikë, 15 më pak se Olimpija Ljubljana kryesuese./vipsport/