Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAsllani është më në fund pjesë e Beshiktashit! Klubi turk prezanton firmën...

Asllani është më në fund pjesë e Beshiktashit! Klubi turk prezanton firmën e re

Klubi i Beshiktashit ka bërë zyrtar transferimin e Kristjan Asllanit në radhët e tij me formulën e huazimit deri në fund të sezonit nga Interi me të drejtën e blerjes përfundimtare, siç bëri të ditur edhe në komunikatën zyrtare.

“Mirë se erdhe te Beshiktash Kristjan Asllani!

Një marrëveshje është arritur me Interin për transferimin e përkohshëm të futbollistit Kristjan Asllani deri në fund të sezonit 2025-2026.

Marrëveshja përfshin një opsion që klubi ynë ta blejë atë.

Ne i urojmë Kristjan Asllanit sukses me fanellën tonë të lavdishme dhe informojmë publikun për të”, shkruhej në njoftimin e klubit turk shoqëruar me fotot e momenti të firmës të futbollistit të Kombëtares shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments