Skuadra e Tiranes po kalon momente jo te mira ne kampionat dhe treguesi me i mire per kete eshte marrja e vetem nje pike ne dy ndeshjet e fundit. Megjithate trajneri Julian Ahmataj eshte i bindur se skuadra qe ai drejton do te arrije te jete ne katershen e me te mirave ne fund te kampionatit.

“Duke parë dhe formulën e kampionatit, të gjitha skuadrave po i shfaqen hoshilacionet. Te Tirana duken pak më të larta këto, por nuk vijnë vetëm nga kampionati. Kishim tre ndeshje jashtë fushe dhe të tre morëm rezultat pozitiv, nuk morëm asnjë humbje.

Vetëm në shtëpi, që duhet të ishim më të përqendruar, më të kujdesshëm, aty pësuam disa aksidente në fillimin e ndeshjes, që ndikuan në vazhdimin e saj. Pra kjo është një periudhë që duhet akoma dhe më tepër përqendrim për t’u përmirësuar dhe për të arritur maksimumin tonë të skuadrës, që është më e rëndësishmja në futboll, për të arritur te një skuadër fituese.

Duhet më shumë përqendrim, më shumë sakrificë, sepse fanella që ne përfaqësojmë dhe unë e të gjithë futbollistët është një fanellë shumë e rëndë e futbollit shqiptar dhe një fanellë që ka fituar shumë tituj. Kemi folur dhe më përpara për vrullin që ka Tirana në genetikën e saj. Ne nuk mund të jemi jashtë kësaj genetike që ka klubi”- eshte shprehur ai.