Al Nasr dhe Interi zhvilluan një duel miqësor në Osaka të Japonisë, e cila u mbyll në rezultatin 1-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin arabët me Gharib në minutën e 23’, ndërsa zikaltrit rivendosën baraspeshën me Fratezin në minutën e 44’.
Në 45 minutat e dyta u aktivizua Kristjan Asllani, ndërsa Ronaldo u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Zikaltrit patën sërish raste për të shënuar, por pa mundur të finalizonin siç duhet.
Sfida e radhës për Interin do të jetë kundër PSG-së më 1 gusht.
REZULTATI:
AL NASR 1-1 INTER
Gharib 23′ / Fratezi 44′