Vlerësimet për Igli Taren nuk kanë të përfunduar në kampionatin italian. Drejtori sportiv i klubit të Lacios, konfirmohet si një nga më të mirët në Itali, që është një prej elitave të futbollit europian.

Por teksa merkato e janarit është mbyllur, Tare mendon për surprizën e radhës gjatë merkatos dimërore. Futbollisti i fundit i vëzhguar nga Igli Tare është ai i Lilës, Luiz Araujo.

21-vjeçari ka shënuar vetëm 1 gol në kampionatin francez, por shihet si një talent me të ardhme. Sipas të gjitha gjasave sulmuesi brazilian do të nënshkruaj me lacialët, për 7-9 milionë euro në fundin e sezonit.

Bastet e fituara nga ana e shqiptarit janë të shumëta, por Keita Balde ka rezultuar si gjetja gjeniale e Tares. Balde u morr me parametra zero, por u shit drejt Monakos për 30 milionë euro. /vipsportl/