Brazili ia ka dalë të mbyllë me sukses Kupën e Amerikës duke ngritur lart trofeun pas suksesit në finale përballë Perusë, që ishte surpriza e edicionit. “Seleçao” ia ka dalë të marrë për herë të 9-të trofeun duke fituar 3-1, në një ndeshje të dominuar edhe pse mbylli me 10 lojtarë.

Peruja u shfaq kërcënuese vetëm në fillim, por pas golit të Everton thuajse u zhduk nga fusha e lojës dhe reagoi vetëm me një penallti të papritur në fundin e pjesës së parë. Megjithatë para pushimit, Gabriel Hezus shënoi golin e 2-1 duke i dhënë qetësinë skuadrës.

Në pjesën e dytë Brazili provoi me çdo mënyrë të shënonte, por u ndikua paksa nga  kartoni i kuq i Gabriel Hezus që la skuadrën me 10 lojtarë. Gjithsesi, vulën ia vendosi në fund penalltia e Riçarlison, i cili vulosi suksesin 3-1 të kësaj skuadre.

 

Brazil-Peru 3-1
15′ Everton, 45’+3′ G. Hesus, 90′ Ricarlison / 44′ (p) Guerrero