HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAsnjë minutë sot për Alivodën? Ja si përgjigjet trajneri Sedloski

Asnjë minutë sot për Alivodën? Ja si përgjigjet trajneri Sedloski

Vllaznia luajti sot ne Kukes ndaj skuadres vendase dhe mori nje barazim pa gola. Nje rezultat jo i keq sepse edhe nje pike e ka ndihmuar skuadren shkodrane te kape Egnatian dhe te ndajne bashke me te vendin e trete te renditjes.

Por loja e kuqebluve ne kete 90 minutesh sigurisht qe nuk ka qene ajo me e mira. Nje loje qe kurrsesi nuk mund te krahasohet me ate qe ata zhvilluan javen e kaluar ne “Loro Boriçi” ndaj Erzenit.

Ajo qe ka rene ne sy eshte se ndryshe nga sfida me shijakasit ku luajti ne 11 minutat e fundit si zevendesues, kete here mesfushori Rejan Alivoda nuk eshte preferuar fare nga ana e trajnerit Sedloski.

Ky i fundit eshte pyetur pas ndeshjes nga gazetaret ne lidhje me kete lojtar dhe numri 1 i pankines se Vllaznise eshte pergjigjur: “Alivoda në stol? Kam parë variante te lojës, çdo trajner ka variantin e tij. Në këto pozicione është Boshnjaku por edhe Jonuzi.

Normalisht këto pyetje bëhen. Por pse nuk pyetët pas ndeshjes me Erzenin? Unë e di që është lojtar i mirë, por sot mendoja një variant tjetër”, tha Sedloski për “Oversport” pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments