Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAsnjë rritje për sportin, Bashkia Shkodër miraton të njëjtin fond si vitin...

Asnjë rritje për sportin, Bashkia Shkodër miraton të njëjtin fond si vitin e kaluar edhe për 2026-ën

Pak ditë më parë Bashkia Shkodër ka miratuar buxhetin e saj për vitin 2026 dhe pjesë e këtij buxheti padyshim që ishte edhe ai i sportit. Gazeta “Shkodra Sport” ka mësuar ndërkohë që shuma e miratuar si mbështetje për shoqatat sportive të jetë e njëjtë si ajo e vitit 2025.

Që do të thotë se edhe për vitin 2026, Bashkia Shkodër do të shpërndajë në formë granti një shumë prej 440 milionë lekësh për 15 shoqatat sportive. Me shumë siguri, do të jetë e njëjta ndarje si ajo e një viti më parë.

Ky fond do të ndahet për Shoqatën e Basketbollit, femra dhe meshkuj, volejboll femra dhe meshkuj, për Shoqatën e boksit, të atletikës, çiklizimit, gjimnastikës, mundjes, notit, peshëngritjes, pingpongut, shahut, xhudos, boksit të femrave, i futbollit të femrave, taekondosë dhe futsallës.

Shuma prej 440 milionë lekësh do të ndahet mes këtyre ekipeve dhe sporteve sipas arritjeve që kanë patur. Por nga ana tjetër Bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion të sportistëve dhe trajnerëve një shumë prej 55 milionë lekësh të vjetra që do të shërbejë si shpërblim për arritjet e tyrre gjatë vitit të ardhshëm në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments