Është mbyllur ditën e sotme faza e 1/8 të Champions League. Me kualifikimin e Bayern Munchen dhe Chelsea janë plotësuar edhe 8 ekipet që do të luajnë në fazën çerekfinale të Champions League.

Nuk ndodhte që nga sezoni 2015-16 që një ekip italian nuk merr pjesë në këtë fazë. Atalanta, Lazio dhe Juventusi u eleminuan duke bërë kështu që asnjë ekip I Serie A të kalojë për në fazën tjetër.

Bayern Munchen, Chelsea, Dortmund, Liverpool, Man City, PSG-ja, Porto dhe Real Madrid janë 8 ekipet që kanë kaluar në fazën tjetër dhe do të presin shortin që do të hidhet ditën e premte për të mësuar përballjet që do të ketë në këtë fazë.