Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki ka thënë se rrethimi që lojtarët e Juventusit i bëjnë gjyqtarëve pas çdo vendimi kundër, është një sjellje profesionale.
Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Saki ka thënë se po ta bëjnë këtë jashtë Italie, ata rrezikojnë të ndëshkohen me të kuq.
“Lojtarët e Juventusit duhet të ndalojnë së rrethuari gjyqtarin pas çdo vendimi. Është një sjellje joprofesionale dhe shumë e vrazhdë. Ndodh që kur luajnë jashtë Italisë e bëjnë këtë dhe ndëshkohen me kartonë të kuq.
Duhet të përpiqemi të jemi të sjellshëm në reagime dhe në gjeste. Edukimi është baza e sportit.”, tha Saki